AktualitetPolitikëTë fundit

“Kam qenë vartësi juaj, ju keni qenë e Xhafajt”; Maliqi- Gjonajt: Gjysma juaj ka probleme divorcesh, madje tani së fundmi njëri me sherr e shamat

Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ka folur në Kuvend me një gjuhë të ashpër, ku ka hedhur akuza për disa drejtorë, për tendera korruptiv në Burgje.

Në përgjigje ministrja Etilda Gjonaj i është drejtuar me ironi.

“Ju i keni merak burgjet, sepse puna më jetëgjatë juaj ka qenë në institucionet në varësi timen. Mbase ju ju nevojitet kjo, për mua ka interes çfarë thonë qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, që janë më të aftë se ju për të vlerësuar. Burgjet kanë ndryshuar vetëm nga kjo mazhorancë dhe qeveri. Ruani etikën e komunikimit. Kjo është përgjegjësia e opozitës. Mund të më thërrisni në interpelancë çfarë ndodh në Ministrinë e Drejtësisë, dhe rezultatet të pandodhura më parë”, tha Gjonaj.

Interplenaca e deputetit të opozitës së re, Lefter Maliqi shkoi përtej situatës në Burgje. Deklaratat shkuan deri në aspektin personal.

“Vërtet kam qenë vartësi juaj, ju keni qenë e Xhafajt, u bëtë ministre pa deputete. Dua të vlerësoj burgun e Fierit, pasi ka një drejtues të mirë, shembull. Të tjerat i keni bërë katrahurë. Nuk ka asnjë konflikt interesit, ana morale duhet ta dinë shqiptarët. Gjysma e ministrave kanë probleme divorcesh, madje njëri tani në fundit me sherr dhe shamat”, tha Maliqi.

 

Fraksion.com