Papa Françesku mbështet martesat civile të homoseksualëve
Papa Françesku ka ngritur idenë e lidhjeve civile për çifte të të njëjtit seks, duke shënuar një ndryshim dramatik në qëndrimin e Vatikanit ndaj kësaj teme.
“Homoseksualët kanë të drejtën të jenë pjesë e një familjeje. Ata janë fëmijë të Perëndisë dhe kanë të drejtën të kenë familje,” thotë Ati i Shenjtë në një dokumentar me titull “Françesku,” sipas Agjencisë Katolike të Lajmeve.
Deklarata e Papës u bë publike të mërkurën, gjatë premierës së dokumentarit në Festivalin e Filmit në Romë.
“Duhet të krijojmë një ligj për lidhje civile, të cilat do të njihen ligjërisht. Unë jam për to,” thoshte Papa.
Sipas Agjencisë Katolike të Lajmeve Papa ishte kundër martesave të të njëjtit seks në 2010 kur ishte Kryepeshkop i Buenos Ajresit.
Në librin e 2013-ës, “Mbi Qiellin dhe Tokën,” Papa Françesku “nuk kishte hedhur poshtë mundësinë e lidhjeve civile në mënyrë kategorike, por kishte thënë se ligjet “që asimilojnë lidhjet homoseksuale në martesë janë një regresion antropologjik”.
Në libër, siç njofton Agjencia Katolike e Lajmeve, Papa kishte thënë se nëse çiftet e së njëjtës gjini fitojnë të drejtën për të birësuar fëmijë, ka gjasa që të ndikohen fëmijët. Çdo njeri ka nevojë për një mashkull si baba dhe një femër si nënë, që t’i ndihmojë të formojnë indentitetin e tyre”./voa
Fraksion.com