AktualitetEkonomiTë fundit

Riatdhesohen 25 shtetas shqiptarë nga Franca; Policia: Shanset për të fituar azil janë zero

Operacionet e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në zonën Shengen vijuan edhe ditën e sotme, me riatdhesimin nga Lille të 25 shtetasve shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë.
Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të policisë shqiptare.
Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë muajve në vijim.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.
Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka forcuar kontrollet në kufirin e gjelbër.
Fraksion.com