AktualitetPolitikëTë fundit

KE reagon për vendimin e Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar

Komisioni Evropian ka mirëpritur vendimin e Greqisë dhe Shqipërisë për t’iu drejtuar Gjykatë për të Drejtën Ndërkombëtare në Hagë për çështjen e kufirit detar.

Ana Pisonero, zëdhënëse e KE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin ka reaguar për zëdhënësin e Euronews Albania, Ernes Burguri, duke thënë se, zgjidhja e kësaj çështjeje duhet të plotësojë dy parime bazë; ligjin ndërkombëtar dhe fqinjësinë e mirë.

“Mirëpresim deklarimin nga qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Greqisë për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi kufiri detar. Çështjet e lidhura me përcaktimin e kufijve është mirë që të adresohen përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në bazë të principeve të fqinjësisë së mirë”, shprehet z. Pisonero.

Vendimi për ta zgjidhur mosmarrëveshjen në Gjykatën e të Drejtës Ndërkombëtare në Hagë u bë i ditur gjatë vizitës në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Niko Dendias në konferencës për mediat me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Shqipëria dhe Greqia arritën një marrëveshje për caktimin e kufirit detar në vitin 2009, por kjo marrëveshje u rrëzua një vit më vonë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pikërisht me ankesë të drejtuar nga Partia Socialiste.

Fraksion.com