“Çështjet e mbetura pezull”; Basha takon ministrin e Jashtëm grek : Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh
Sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.
Basha përmes një postimi në Tuiter, shkruan se ka shprehur edhe njëherë bindjen se zgjidhja e marrëveshjes për detin mes dy vendeve duhet të vijë përmes gjykatave ndërkombëtare.
Basha i ka bërë me dije ministrit grek domosdoshmërinë e abrogimit të ligjit të luftës.
“Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi.
Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.
Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”, shkruan Basha.
Fraksion.com