AktualitetEkonomiTë fundit

Rrethrrotullimi i Unazës së Re; Balluku inspekton punimet në orët e natës

Në rrethrrotullimin kryesor të Unazës së Re, po punohet me ditë-natë, për të bërë të mundur që kjo vepër publike strategjike në hyrje të kryeqytetit të përfundojë sa më shpejt, për t’i dhënë Tiranës një “portë” dinjitoze të standardeve europiane dhe qytetarëve një aks lëvizjeje pa stres e shëmti si i deri sotmi.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, inspektoi nga afër mbrëmjen e së hënën punimet që po kryhen këtu ku faza e parë dhe e dytë kanë përfunduar ndërsa po vijon puna për fazën e tretë, nën mbikqyrjen e vazhdueshme të ministres së infrastrukturës, Belinda Balluku
“Kam zgjedhur që të vi në këtë orë, pasi na duhet t’i tregojmë të gjithë qytetarëve të Tiranës, dhe të gjithë Shqipërisë, pasi Tirana është kryeqyteti dhe aksesohet nga të gjithë që këtu punohet ditë dhe natë. Pra në këtë kantierë puna nuk pushon për asnjë sekond, pasi duhet thënë që të gjitha punimet kanë qënë nën tokë dhe ndoshat qytetarët shikojnë bllokimin por vazhdojnë të mendojnë se nuk po ecet dhe ecuria nuk është ajo që duhet. Kështu që unë kam vendosur sonte së bashku me ju ku  është e rëndësishem edhe prezenca e drejtorit të policisë së Tiranës që ti tregojmë të gjithë qyetarëve ecurinë e punëve që janë bërë në nyjen e Shqiponjës, si një nyje e rëndësishme me tre nivele që do të shpërnadajë të gjithë trafikun që vjen nga Durrësi nga Unaza e re apo edhe trafikun që vjen nga qenda e qyeytit “- tha Balluku
Balluku tha se “me pompat e fuqishme që ju keni do të tërheqim ujin që dhe në rastet kur kemi reshje nuk do të pengohet ecuria e punës. Ne duhet ti garantojmë të gjithë drejtuesve të automjeteve por edhe policisë së shtetit që përballet cdo ditë me këtë lloj vështirësies se 4 muj do të zgjasë kjo situatë , por që dë të enë 4 muaj punë e furishme nga kompania që po punon që ne të kemi rezultatet që duam të kemi dhe që ky projekt të arrijë drejt realizmit”
Balluku inspektoi punimet që janë bërë në fazën e p arë dhe në fazën e dytë.
Inxhinjeri shpjegoi se punimet e fazës së dytë në tubin 3 vijojnë përgjatë ardhjes nga pallati me shigjeta, në faqën e katërt ky tub do të funksioojë për lehtësimin e trafikut. Praktikisht ata që vijnë nga Durrësi do të aksesojnë këtë tub për të shkuar tek pallati me shigjeta
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj u shpreh se “për shkak të punimeve që po kryhen për të lehtësuar trafikun do të bëjmë ndryshim të planit të dislokimit të forcave të policisë”.
“Do të shtojmë forcat e policisë dhe së bashku me policinë bashkiake që do të na vijë në ndihmë për korsinë e emergjencave, pasi do të mbajmë korsi dedikuar emergjencave, do të menaxhojmë qarkullimin e hyrjes për në Tiranë, ku do të bëhet një rrethrrotullim te ura e Lanës dhe do të menaxhohen në tre korsi hyrja për në qytetin e Tiranës”.
Ai kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve që të gjejnë rrugën alternative për të hyrë në Tiranë, siç është p.sh rruga e Elbasanit dhe rruga e Ndroqit.
Jaupaj tha se “detajet e menaxhimit të trafikut do të detajohen ditën e dielë, kur do të vihet në eficensë ky plan. Po marrim masa që rruga e Plepave dhe rruga e Elbasanit të funsksionojë për të menaxhuar trafikun që vjen nga Jugu për në Tiranë, në kushtet e  punimeve intensive që po kryehen në këto 4 muaj”.
Fraksion.com