AktualitetEkonomiTë fundit

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”; 12 fluturime të konfirmuara për të martën

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi se për ditën e martën, 20 tetor, janë konfirmuar 12 fluturime në destinacione të ndryshme.
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa kujton se maskat janë të detyrueshme.
TIA shprehet se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.
⠀⠀
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e martë janë:
⠀⠀
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Fraksion.com