Integrimi në BE; Rama: Ja çfarë i kam thënë privatisht Macronit
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Mynih në Gjermani se presidenti i Francës, Emanuele Macron i ka pohuar privatisht se integrimi në BE do të jetë i vështirë për shkak të kundërshtares së tij politike, Marin le Pen. Rama thotë se i ka kërkuar Macron që ta thotë publikisht një deklaratë të tillë.
“Emanule Macron më ka përsëritur shpesh se çelja e negociatave me Shqipëri do të jetë e vështirë për shkak të Marin le Pen. I thashë pse nuk e thua publikisht. Publikisht thonë se shqiptarët kanë probleme dhe opinioni publik e percepton se ne po bëjmë diçka të gabuar dhe se jo Macroni ka probleme me zgjedhjet. Ne jemi të dashuruar me një dashuri të verbër me Evropën. Sikur duam të martohemi, por nuk flet. Ne duam të martohemi me ju, por duhet të flasim. Ne duhet të bëhemi shtete të besueshme demokratike” tha Rama.
Fraksion.com