AktualitetNATO/BETë fundit

NATO: Arsimi dhe trajnimi çelësi i përshtatjes ndaj sfidave të ardhshme

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s thekson arsimin dhe trajnimin si çelësin e përshtatjes ndaj sfidave të ardhshme

Duke folur në Konferencën dhe Seminarin e 67-të Vjetor të Anciens të organizuar nga Kolegji i Mbrojtjes i NATO-s (NDC) në Romë të premten (16 tetor 2020), Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoană tha se arsimi dhe trajnimi janë thelbësore për përshtatjen e Aleancës në rrethanat në zhvillim. Z. Geoană falënderoi Kolegjin për kontributin e tij të përhershëm në NATO dhe tha se brenda Aleancës Kolegji gëzon një reputacion të shkëlqyeshëm. “Edukimi dhe trajnimi që Kolegji ka siguruar, ka qenë thelbësor për përshtatjen e Aleancës sonë ndaj të gjitha rrethanave të mundshme dhe në zhvillim,” tha ai.

Duke folur për ndikimin e Covid-19, ai tha se në një botë post-Covid, qëndrueshmëria, inovacioni dhe uniteti janë të rëndësishme për t’u përshtatur me sfidat e ardhshme.

Shoqata Anciens e Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s është e përbërë nga ish anëtarë të kursit dhe personelit që kanë marrë pjesë në Kolegj që nga themelimi i tij 69 vjet më parë, shumë prej të cilëve mbajnë ose kanë mbajtur pozicione strategjike brenda Aleancës.

“Anciens” është emri historik i dhënë Shoqatës në kohën kur Kolegji ishte vendosur në Paris.

 

Fraksion.com