AktualitetPolitikëTë fundit

“Bëri plehrat monopol në 2012”; Basha la pa punë edhe romët që riciklonin mbetjet

Edhe sot kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha kërkoi ndaljen e projekteve për menaxhimin, trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Kjo është një pjesë e deklaratës së tij sot.

Përvoja e Bashës me një nga landfillet më të mëdha të mbetjeve në Shqipëri, ka qenë gati 4 vjeçare në kohën kur ai ishte kryetar i bashkisë së Tiranës. Sapo ai morri detyrën në bashkinë e Tiranës, kjo e fundit nisi një aksion për të dëbuar nga landfilli i Sharrës të gjithë ricikluesit, ata nuk mund të merrnin më plastikën për riciklim sepse ajo ju dha si ekskluzivitet një kompanie.

Por fitimet e kompanisë, nuk ishin mjaftueshëm të mëdha dhe për këtë arsye policia bashkiake më urdhër të ish kryetarit të bashkisë Lulzim Basha doli në rrugë për të ndalur pjesëtarët e komunitetit rom, të cilët çdo ditë mblidhnin plastikën dhe çdo mbetje që mund të riciklohej. Në këtë mënyrë la pa punë me mijëra e mijëra persona nga shtresa më e varfër e qytetit. Romët për këtë arsye nisën protestat dhe incidentet me policinë bashkiake u bënë të përditshme.

Të gjitha mbetjet plastike shkonin në këtë pikë grumbullimi e cila më pas provoi ti eksportonte. Ish këshilltarët të opozitës në vitin 2012 akuzonin Bashën për interesa korruptive.

Sulmi për të marrë plastikën dhe mbetjet e riciklueshme ishte i vetmi aksion që zbatoi bashkia e drejtuar nga Lulzim Basha. Ndërsa fushat e mbetjeve në sharrë u la në këtë gjendje./rch

 

Fraksion.com