NATO dhe Gratë, Paqja dhe Siguria: Forca është te larmia gjinore dhe barazia
Duke folur në një dialog online mbi të ardhmen e Grave, Paqes dhe Sigurisë në NATO të enjten (15 tetor 2020), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg theksoi se përparimi i mëtejshëm i barazisë gjinore ishte një përparësi për NATO-n në horizontin e 2030: “Ju keni angazhimin tim personal për të siguruar udhëheqjen dhe mbështetjen e nevojshme “, tha ai. “Fjala është për ta bërë Aleancën tonë të fortë edhe më të fuqishme”.
Ngjarja është pjesë e veprimtarive të NATO-s për të shënuar 20 vjetorin e miratimit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, e cila përfshiu një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut në 14 tetor gjatë të cilit Ambasadorët diskutuan se si NATO është përshtatur në dritën e agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë. Rezoluta 1325 “ndryshoi bisedën në lidhje me sigurinë”, tha Sekretari i Përgjithshëm. “Dhe kjo ndryshoi NATO-n.”
Sot, perspektivat gjinore janë integruar plotësisht në të gjitha ato që bën NATO, nga politika dhe planifikimi, trajnimi dhe edukimi, te misionet dhe operacionet. NATO po krijon gjithashtu një mjedis më gjithëpërfshirës përmes rritjes së pjesëmarrjes së grave në të gjitha nivelet dhe mënyrave më pak gjinore të punës dhe ka adoptuar një qasje të tolerancës zero ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit seksual.
Duke parë përpara, Sekretari i Përgjithshëm këmbënguli në rëndësinë e të kuptuarit “se sfidat me të cilat përballemi – dhe përgjigjet tona ndaj tyre – mund të ndikojnë ndryshe tek gratë dhe burrat”. Duke marrë parasysh të gjitha perspektivat marrja e vendimetve më të mira, tha ai, e bëri Aleancën më efektive. Ai gjithashtu nxiti “të gjithë Aleatët të rekrutojnë më shumë gra në ushtrinë e tyre”. Diversiteti në Forcat e Armatosura, i bëjnë më të forta Forcat e Armatosura, vuri në dukje ai.
Dialogu dixhital mbi të ardhmen e Grave, Paqes dhe Sigurisë bashkoi më shumë se 450 pjesëmarrës. Clare Hutchinson, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Radmila Šekerinska, ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ambasadorja Melanne Verveer, Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Dr. Robert C. Egnell, Universiteti suedez i Mbrojtjes, Kristina Lunz, Qendra për Politikën e Jashtme Feministe, gjithashtu mori pjesë në këtë ngjarje.
Fraksion.com