Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi akuzoi ministrit e brendshëm, Sandër Lleshaj për rritjen e kriminalitetit në vend dhe tha se Rama po e përdor duke e uruar të mos ketë fatin e ish-ministrit Tahiri. Në përgjigje Lleshaj e sfidoi Maliqin të tregojë pse u largua nga rradhët e policisë.
Maliqi teksa ia ka treguar sipas tij arsyet e largimit nga policia, ka treguar se është kërcënuar në Rrëshen nga Agim Pepa të cilin më pas e ka arrestuar. Sakaq ka akuzuar Lleshajn se u dhënë vëllezërve 3 reparte ushtarake.
“Një me syze nuk e mposht atë që i ka sytë pishë si shqiponjë. Jam larguar nga policia e krimit dy herë pasi kam zëvendësuar një drejtor që ishte i lidhur me krimin dhe u dënua me 7 vite herën e dytë jam larguar sepse i jam futur politikës. Rrini mirë rrini urtë, ju ka prishur karrigia. U ke dhënë vëllezërve 3 reparte ushtarake në Marikaj, apo në Lalëz. S’po merrem me të tuat. Jam kërcënuar në Mirditë nga Agim Pepa dhe e arrestova. Uroj të mos kesh fatin e Sajmir Tahirit i cili të paktën është socialist”, tha Maliqi.
Ai i ka quajtur deklaratat e Leshajt fllusk sapuni dhe tha se “krimi është në nivelet më të mira në dekadë”. Ai ka bërë akuza të rënda ndaj tij, duke e cilësuar si një ushtarak i denjë, por që po përdoret nga kryeministri Edi Rama.
“Fllusk sapuni, krimi është bërë njësh me politikën dhe drejtuesit e policisë, ju ka prishur makina luksoze dhe privilegjet dhe ju bën aq të mos ta keni mendjen, kur rroga juaj pa llogaritur dieta shkon 4 fish, ndërkohë që policët marrin 300-500 mijë lekë dhe as dietat nuk i marri. Me makinën tënde mund të ishin blerë shumë dron dhe nuk ishte nevoja që policët të shkonin në male. Kur ndodhi krimi në Malësinë e Madhe çuan 50 polic, 500 çuat te naftëtarët e Ballshit, 1000 të Teatrit. Ju vajtët me Ballën në Elbasan, na bëtë shoë, ditën tjetër vrasje. Keni mbushin policinë me militant, për ca e përdoni policinë, për të arrestuar të varfër. Po të përdor aq keq sa mos paç fatin e Tahiri“, tha Maliqi.