Maska e detyrueshme jashtë shtëpisë; Rama: Pandemia e 1918 infektoi 500 milionë njerëz dhe vrau 50 milionë
Kryeministri Edi Rama duke kujtuar qytetarët se nga sot maska është e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë solli në vëmendje pandeminë e 1918, që infektoi 500 milionë njerëz dhe vrau 50 milionë.
Postimi i plotë i Ramës:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë
Duke filluar nga sot, 15 tetor, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për t’u mbajtur kudo në ambientet jashtë shtëpisë.