Qeveria hap kinematë; Masat anti- covid
Në bazë të një vendimi të publikuar në fletoren zyrtare gjatë ditës së sotme është vendosur që të hapen kinematë në bazë të protokolleve të miratuara nga Instituti Shëndetit Publik për masat anti-covid.
Udhrri për hapjen e kinemave është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Urdhri i Manastirliut është tashmë i publikuar në Fletoren Zyrtare.
Botimi në Fletoren Zyrtare:
Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:1. Në pikën 3, germa “b”, termi “kinematë”, shfuqizohet.2. Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
MINISTËR I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE
Ogerta Manastirliu
Fraksion.com