AktualitetBota+Të fundit

Singapor, asjnë rast i ri lokal me COVID-19 për herë të parë që nga marsi

Singapori gjatë 24 orëve të fundit nuk ka raportuar asnjë rast lokal të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe kjo ndodhë për herë të parë që nga muaji mars.

Autoritetet shëndetësore të këtij vendi konfirmuan 4 raste të reja të koronavirusit, por të gjitha të importuara nga jashtë.

Kjo është hera e parë që nga 25 marsi, siç raportuan mediat lokale, që “asnjë rast lokal me COVID-19 nuk u gjt në konviktet e punëtorëve”.

Ministria e Shëndetësisë e vendit tha se rastet e importuara janë njoftuar për të qëndruar në shtëpi pas mbërritjes në Singapor.

Singapori që nga shpërthimi i koronavirusit ka raportuar 57.884 raste të koronavirusit. Të paktën 28 persona kanë vdekur si pasojë e pandemisë.

Rasti i parë me COVID-19 midis punëtorëve migrantë u zbulua më 8 shkurt.

Sipas të dhënave nga Universiteti “John Hopkins” me bazë në SHBA, në mbarë botën mbi 37.8 milionë persona janë testuar pozitiv ndaj pandemisë COVID-19, përfshirë mbi 1 milionë viktima dhe mbi 26.2 milionë të shëruar.

 

Fraksion.com