AktualitetPolitikëTë fundit

“Shqipëria hapa para në luftën kundër korrupsionit”; Yuri Kim: SHBA e përkushtuar për një të ardhme të sigurt të Shqipërisë

Raporti i Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) për Shqipërinë, thekson se vendi ynë ka bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit.

Në një konferencë me faktorët ndërkombëtar, për prezantimin e raportit, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha se faktet flasin qartë për ndryshimin e vazhdueshëm që po vijon në lehtësimin e vendit e të qytetarëve nga barra e rëndë e trashëguar e korrupsionit, që po luftohet me reforma e korrigjime sistematike në çdo sektor.

Në fjalën e saj në këtë konferencë, ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se SHBA do të vazhdojë që të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit duke e cilësuar këtë si një mal i thepisur.

Ambasadorja Amerikane ka shtuar më tej se nëse Shqipëria vijon në këtë rrugë do të bëhet një model

Yuri Kim: Shoku im Olsi dhe unë shkuam drejt Valbonës për ngjitje. Vendosnim këmbën njëra pas tjetrit duke pritur që miqtë të na thonin një fjalë të ngrohtë në ngjitje. Unë isha gati të dorëzohesha por nuk e bëra dhe ne nuk u dorëzuam. Kështu është edhe Reforma në Drejtësi. Është një mal problemesh  i thepisur korrupsioni. Kemi bërë hapa para. Për të pohuar lidershipin e Gjonajt ndoshta keni punë të vështirë por keni qenë këmbëngulëse në këtë ngjitje në mal. Është një shenjë pozitive që Shqipëria diskuton këtë temë për të ardhmen e vendit. SHBA është e përkushtuar për një të ardhme të sigurt të Shqipërisë. Është në interesin tonë që të kemi një aleat që të jetë një gjendje të bëjë vetë pjesën e saj. Qeveria po punon në emër të qytetarëve dhe jo në emër të interesave të ngushta. Meritojnë të kenë besim se paratë po përdoren për të përmirësuar jetën. Këto pengesa përshijnë sektorin e drejtësisë të kapur, gazetarë që janë bërë pale apo janë kërcënuar. Edhe SHBA nuk janë të përjashtuar nga korrupsioni por qeveritë mund ta kufizojnë këtë dhe të ndalojnë pasurimin me detyrën. Shqipëria duhet të fillojë vlerësime të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Do të ketë përherë aktorë të këqinj por të drejtohen në mënyrë siç u takon. Po e bëtë këtë do fitoni besimin e njerëzve. Reforma ka nisur që të tregojë rezultate. Greko tregoi përparim në luftën kundër korrupsionit. Nëse Shqipëria vijon në këtë rrugë do të bëhet një model. Ambasada përmes programeve ka bërë SPAK në fokus të lartë. Jemi të përfshirë në mbështetje të SHÇBA.”

Ndërkohë edhe Ambasadori Soreca ka thënë se Shqipëria ka bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit megjithatë ka shtuar ai duhet ende shumë punë për të ardhur tek standardet evropiane.

Soreca: Një javë më parë Komisioni Evropian miratoi paketën e zgjerimit. Të dyja këto materiale na ofrojën mundësi të reflektojmë për përparimin e bërë deri më tani në Shqipëri në luftën kundër korrupsionit. BE e ka mirëpritur gjetjet e Grekos për korrupsionit. Në raportin vjetor është thënë që Shqipëria ka një nivel të caktuar përgatitje për tu bërë pjesë e BE. Kjo është një gjuhë për të thënë se Shqipëria ka ende kohë, por ka përmirësuar cështjet për korrupsionin. Kemi parë disa dënime për korrupsion. Vettingu kontribuojë shuëm mirë kundër korrupsionit. Process dhe rezultatet janë shumë të rëndësishme për të marrë sërish besimin e popullit. Kemi parë përparime në reformën në Drejtësi. Prokurorin e Përgjithshëm apo SPAK. Prokurorët e posaçëm që janë funksionale apo drejtoresha e BKH. Komisioni po përzgjedh hetuesit në këtë organ. ILDKPI është i rëndësishëm në kontroll në pasuri. Ne presim që të shikojmë edhe deklarimet online. ILDKPI presim që të fillojë nga puna në janar. Situata e korrupsionit mbet i shtrirë dhe është shqetësim serioz për BE. Kërkohen reforma dhe luftë e vazhdueshme kundër kësaj. Kemi parë në një sër vendesh të tjera që të dënohen persona të lartë për korrupsion. Janë nisur hetime për 23 magjistratë të përjashtruar nga Drejtësia.

 

Fraksion.com