AktualitetTë fundit

Riatdhesohen nga Franca 25 shqiptarë që kishin kërkuar azil

25 shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë janë riatdhesuar ditën e sotme në Rinas.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shqiptarët që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Gjithashtu policia Kufitare ka shtuar kontrollet në kufi për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka forcuar kontrollet në kufirin e gjelbër. Do të ketë përsëri operacione riatdhesimi edhe gjatë muajve në vijim.

Njoftimi i policisë:

Rinas/ Riatdhesohen nga Lille, Francë, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë. Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare. Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë muajve në vijim.  Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero. Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka forcuar kontrollet në kufirin e gjelbër.

 

Fraksion.com