Opozita bjelloruese i jep afat Lukashenkos të japë dorëheqjen deri me 25 tetor
Drejtuesja e opozitës bjelloruse në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya, ka caktuar të martën me 25 tetor si afat që Presidenti Alexander Lukashenko të largohet, ose të përballet me demonstrata mbarë kombëtare që do të paralizonin vendin.
Ultimatumi erdhi pasi autoritetet intesifikuan shtypjen ndaj protestuesve anti-qeveritarë këtë javë, duke përdorur pompa uji, gaz lotsjellës dhe armë ndriçuese.
Në qoftë se Lukashenko nuk njofton dorëheqjen, ndalon dhunën dhe liron të burgosurit politikë, “me 26 tetor, të gjitha ndërmarrjet do të fillojnë grevën, të gjitha rrugët do të bllokohen, dyqanet shtetërore nuk do të kenë asnjë lloj shitje”, tha zonja Tsikhanouskaya përmes një deklerate.
Opozitarja Tsikhanouskaya, mbështetësit e së cilës thonë se ajo është fituesja e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, u largua në shtetin fqinj të Lituanisë pas votimeve, në të cilat Lukashenko u shpall fitues.
Një ndihmëse e zonjës Tsikhanouskaya tha për agjencinë e lajmeve Reuters se ultimatumi i ri u njoftua në përgjigje të kërcënimit për përdorimin e armëve vdekjeprurëse dhe shtimit të dhunës policore në rrugë. Zonja Tsikhanouskaya pret që Perëndimi të mbështesë kërkesat e saj, tha ndihmësja.
Dhjetëra mijëra bjellorusë kanë demostruar për nëntë fund-javë rrjesht me kërkesën për largimin e Lukashenkos. Presidenti mohon të ketë pasur mashtrime zgjedhore dhe thotë se protestat mbështeten nga jashtë.
Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën që të shtojnë Lukashenkon në listën e zyrtarëve bjellorusë që janë vënë nën sanksione për udhëtime dhe duke u ngrirë pasuritë për shkak të krizës.
Udhëheqësi Lukashenko shkoi në një burg të KGB në Minsk të shtunën ku u takua me disa të figura opozitare të ndaluara, përfshi Victor Babariko-n, një politikan që u arrestua në muajin korrik dhe u ndalua të kandidojë në zgjedhje.
Agjencia shtetërore e lajmeve Belta tha se Lukashenko kishte folur rreth ndryshimeve të propozuara në kushteturë, reformat e paraqitura si një mënyrë për t’i dhënë fund krizës politike, gjë të cilën kritikët e shohin si një taktikë bllokuese.
Fraksion.com