AktualitetTë fundit

OFL ka dërguar në SPAK 1105 pasuri; 219 deri tani janë sekuestruar me vendim gjykate

Operacioni “Forca e Ligjit” i ka dërguar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion 1105 pasuri, prej të cilave, deri më tani 219 janë sekuestruar me vendim gjykate.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka publikuar statistikat e punës së OFL. “OFL ka referuar në SPAK mbi 1105 pasuri. 582 janë pasuri të paluajtshme, 339 janë pasuri të luajtshme, 173 janë aktivitete tregtare dhe 11 janë llogari bankare”, theksoi Lleshaj.

Ministri i Brendshëm nënvizoi se “219 prej këtyre pasurive deri tani janë sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme”.

 

Fraksion.com