AktualitetRajoniTë fundit

MV – Maskat të detyrueshme edhe në ambiente të hapura

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi sot rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive për mbajtjen e detyrueshme të maskave ose pajisjeve mbrojtëse gjatë qëndrimit në ambiente të jashtme, të brendshme, në ambiente të mbyllura, në objekte publike dhe në transportin publik dhe privat, për ndalimin e grumbullimeve nëpër shtëpi në festa familjare si dhe propozimin për të ndaluar grupimin e më shumë se katër personave në hapësira publike pas orës 22:00.

Qeveria tha se për zbatimin e tyre është e nevojshme të bëhen ndryshimet e duhura në Ligjin për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive.

Komisioni për Sëmundjet Infektive propozoi mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse ose pajisjeve mbrojtëse (shall ose një lloj tjetër mbulese të hundës dhe gojës), kudo që ndodhen jashtë, brenda në objekte publike, në vendi e punës, në transportin publik dhe privat.

Përjashtimet përfshijnë sporte të jashtme dhe të brendshme në përputhje me protokollet e sigurisë, gjatë transportit me automjete private nëse të gjithë personat në automjet janë nga e njëjta familje ose jetojnë në një familje të përbashkët, në mjediset e hotelierisë duke respektuar protokollet për distancën dhe dezinfektimin, gjatë qëndrimit në hapësira zyrtare nëse personi është vetëm në hapësirë, si dhe për fëmijë deri në 6 vjeç.

Gjithashtu, propozohet që në një ngjarje familjare në një banesë, apartament ose shtëpi mund të pranohen maksimumi katër persona, si dhe të ndalohet grupimi i më shumë se katër personave në një hapësirë ​​publike pas orës 22:00.

“Lidhur me këto rekomandime, qeveria arriti në përfundimin se për zbatimin e tyre është e nevojshme të bëhen ndryshimet e duhura në Ligjin për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive ”, thuhet në komunikatë.

 

Fraksion.com