Life StyleTë fundit

“Mark Frroku sot i yti, nesër i dikujt tjetër”; Rudina Dembacaj publikon fotot me ish deputetin dhe befason me përgjigjen

Lidhja e Rudina Dembacaj me Mark Frrokun është mjaft e komentuar.

Çifti i shumëpërfolur u fejuan dy javë më parë në Kapadokia, ku ish-deputeti iu ul në gjunjë moderatores duke i kërkuar të martohen së bashku.

Së fundmi, ajo publikoi foto krah partnerit të saj teksa kërcenin së bashku.

“Vallëzo me mua, deri në fund të dashurisë,”- shkroi moderatorja krahas imazheve.

Por nuk kanë munguar komentet “ngacmuese” ndaj Rudina Dembacajt. Ndjekësit i kanë kujtuar asaj marrëdhëniet e mëparshme të dështuara dhe “e vunë në dijeni” që Mark Frroku nesër mund të jetë me një femër tjetër.

E dashur ashtu siç ishte ti e dikujt tjetër deri dje dhe tani je e Markut, nesër dhe ai që është i yti mund të jetë i dikujt tjetër,”- i shkroi ndjekësja.

Ndërsa Rudina Dembacaj iu përgjigj që për momentin janë shumë mirë, duke i kërkuar asaj “ta prekë me dorë”.

“Po patjetër, çfarë fati të kemi! Për momentin jemi aq mirë saaaa, preke me dorë,”- iu kthye moderatorja./Panoramaplus.al

       

 

Fraksion.com