Cristiano Ronaldo rezulton pozitiv me COVID-19, lë grumbullimin me Portugalinë
Cristiano Ronaldo ka testuar pozitiv me COVID-19 gjatë grumbullimit me kombëtaren portugeze.
Ronaldo është vetizoluar dhe nuk do të marrë pjesë në sfidën Porugali-Suedi.
Lajm i keq pasi Juventusit do i mungojë të paktën për 2 javë sulmuesi kryesor. Federata portugeze raporton se Ronaldo është pa simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se Ronaldo luajti dy ditë më parë në Francë në barazimin 0-0 teksa nesër do të mungojë në sfidën Portugali-Suedi.
Fraksion.com