Aktorja nga Tropoja: Paguhem më shumë se një deputete, por angazhohem në politikë për…
Në emisionin Open gjatë diskutimit për artistët në politikë ku të ftaur janë artistë të ndryshëm. Aktorjanga Tropoja e spektaklit Portokalli, Arjola Demiri foli për angazhimin e saj në politikë.
Demiri tha se e gjithë kjo nuk bëhet për interesa personale por për të bërë ndryshime në qytetin e saj të lindjes, Tropojës.
“Angazhimi im bëhet vetëm për të ndryshuar vendin tim të lindjes. Dua që Tropoja, Bajram Curri nga një qytet i harruar të ketë zhvillim.
Unë paguhem shumë mirë. Punoj në 2-3 punë dhe kam të ardhura më shumë se një deputete. Pra po lë pagën e mirë vetëm për të kontribuar me vendlindjen. Mbështes PS-në sepse në 7 vitë ka bërë ca ndryshime në Tropojë”- tha Demiri në Open.
Së fundmi aktorja ka njoftuar një vendim për t’u përfshirë në politikë. Ajo ka deklaruar se në zgjedhjet parlamentare do të jetë përkrah kryeministrit Edi Rama, duke renditur edhe arsyet e vendimit të saj.
“Miq e mikesha, familjarë e fansa të mij,po ju komunikoj se në zgjedhjet e pritëshme parlamentare do jem përkrah Edi Ramës me tërë mundësitë dhe energjitë e mija. Vij nga një familje e djathtë në gen por pikërisht kjo me intrigon të braktis përgjithmonë të ashtuquajturit të djathtë që abuzuan me idealet e prindërve e gjyshërve të mi.
I bashkohem Edi Ramës se qytetin tim të lindjes nga një gërmadhe e varrezë politike për 25 vjet e riktheu në jetë e një qytet modern që bashkjeton me shekullin e ri. Me Edi Ramën do jem jo vetëm për mandatin e tretë por dhe për të katërtin…”, shprehet Arjola.
Arjola ja ka bërë të ditur vendimin e saj drejtuesit politik të PS-së për Qarkun e Kukësit, Safet Gjici.
Kujtojmë se aktorja ka luajtur bashkë me Ramën në filmin shqiptar të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”.
Fraksion.com