AktualitetLife StylePolitikëTë fundit

Rama uron Binajn për ditëlindjen: Flori është mes atyre që e meritojnë t’u heqësh kapelen

Aktori i dashur për publikun shqiptar, Florjan Binaj, feston sot ditëlindjen. Ai ka marrë urime të shumta për ditën e tij të veçantë nga miqtë dhe të afërmit.

Kreu i shtetit e quan aktorin e “Portokallisë” djalë king, me botë të bukur, të talentuar dhe të edukuar. Teksa përmend emra të njohur që kanë lënë gjurmë në ekranin shqiptar, Rama shprehet se Flori është pikërisht mes atyre që meritojë t’u heqësh kapelën.

Gjithashtu kryeministri është shprehur se Flori bën pjesë në shfaqjen më popullore e kreative, “Portokallia” e rekordeve të frikshme televizive!”.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

“FLORJAN BINAJ është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!
Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve, të cilët kur janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e Portokallisë, si Sajmiri i Fiksit e i Stopit apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre. Arti i tyre ka pasur e ka një fuqi të butë emancipuese e lehtësuese tek ata që i ndjekin dhe Flori është mes atyre që e meritojnë t’u heqësh kapelen, për faktin domethënës se nuk bie në vulgaritetet tipike çedukative të disave brenda atij lloji.
Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë.
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, mjekër
Fraksion.com