Rama-Merkel, bisedë 60 minuta: Plani i madh i investimeve të BE dhe nxitja drejt Shengenit Rajonal
Kryeministri Edi Rama bisedoi sot me Kancelaren gjermane Angela Merkel mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal.
Gjithashtu në bisedën që zgjati rreth 60 minuta mes Ramës dhe Merkelit u fol mbi progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE.
“Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor”, u shpreh Kryeministri Rama pas bisedës.
“Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme! Faleminderit Angela”, theksoi Kryeministri Rama.
Postimi i Ramës: