‘Perimetri’ kap 5 emigrantë në Pogradec dhe arreston 33-vjeçarin nga Tirana që i transportonte
Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volkswagen”, 5 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 300 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Fraksion.com