AktualitetPolitikëTë fundit

Përfshirja në fushatë; Meta: Do bëj çdo gjë për të mbrojtur vullnetin e popullit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se do bëjë çdo gjë për të mbrojtur vullnetin e popullit.

I pyetur në një intervistë televizive nëse do të përfshihet në fushatë, Meta tha se, “Presidenti do bëjë çdo gjë për të mbrojtur vullnetin e popullit”.

I pyetur se në cilën formë, Meta, “në të gjitha format. Format do jenë transparente”.

“Unë i kam bërë të gjitha aktet dhe do i bëj të gjitha. Bashkë me popullin, pas 25 prillit do ta fusim vendin në epokën e sundimit të popullit përmes referendumit. Vetëm kjo e mbron Shqipërinë”, tha Meta.

I pyetur se pse pas 25 prillit, Meta u shpreh “sepse kjo kërkon një parlament të ri”.

I pyetur nëse ka të drejtën kushtetuese për të shpërndarë parlamentin, Meta theksoi se, “Presidenti ka të drejtën që në kushtet e një grushti shteti si ky që ndodhi me 5 qershorin, t’i kërkojë popullit të zbatojë dekretet e presidentit kur institucionet janë të kapura nga bandat. Do ta shihni në vazhdim, nëse guxojnë të provokojnë popullin këta”.

I pyetur se çfarë do bëjë nëse Rama e rivoton Kodin Zgjedhor, Meta tha se, “Tani Ilir Meta ka punë vetëm me gjithë popullin shqiptar, socialistë e demokratë”.

Sa i përket dekoratave, Meta u shpreh se, “është detyra e presidentit të nderojë heronjtë. Këta duan të zhbëjnë atdheun. Kujt i dorëzohet dekorata e Vojo Kushit nuk e vendos unë, por kryetari i shoqatës së dëshmorëve”.

I pyetur se pse u jepet pas vdekjes, ai tha se, “për mua Vojo Kushi është i gjallë”.

“Unë e besoj këtë. Këta janë simbol i njerëzve të përgjegjshëm që i dalin për zot vendit. Edhe dekoratat e luftës së Vlorës, se kush i merr e ka vendosur Akademia e Shkencave, po ashtu edhe ato të Koplikut”, u shpreh ai.

 

Fraksion.com