AktualitetBota+Të fundit

OBSH: Qarkullimi lirisht i COVID-19 nuk është një variant

Lejimi i COVID-19 që të qarkullojë lirisht në shoqëri, në mënyrë që popullata të ketë qasje, siç kanë sugjeruar disa, në imunitetin kolektiv, nuk është një variant, siguroi sot kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Kurrë, në historinë e shëndetit publik, imuniteti i tufës nuk është përdorur si një strategji për t’iu përgjigjur një epidemie, aq më pak një pandemie”, tha Ghebreyesus.

“Është thjesht joetike të lejosh qarkullimin e lirë të një virusi të rrezikshëm, për të cilin nuk kuptojmë gjithçka. Ky nuk është një variant”, këmbënguli ai gjatë një konferencë për shtyp.

Ai theksoi se pandemia globale e COVID-19 mund të kapërcehet shpejt, nëse vendet përdorin mjetet e duhura, ndërsa paralajmëroi se nëse këto mjete nuk përdoren, virusi do të jetë i pranishëm për një kohë të gjatë.

 

Fraksion.com