“Nuk ka çelje negociatash”; Meta nxjerr videon e vjetër të 2013
Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se, pa respektimin e marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit nuk ka çelje negociatash.
Ai tha se, “për të gjithë ata që më pyesin pse bëra koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, kam një kujtesë nga fjala ime e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku kam bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje”.
Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend:
Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro
Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro
Reforma Parlamentare me 108 vota pro.
Tani është koha t’i lerë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash.
Për të tjerat, ju ftoj të gjithëve të më ndiqni sot live në Syri TV, në ora 20:45, në një intervistë me gazetarin Çim Peka, përballë edhe një paneli të nderuar analistësh“, shkruan Meta.
Fraksion.com