“Nuk e kam idenë për asnjë plan me 5 pika”; Rama: Meta t’i firmosë ose t’i kthejë ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Kryeministri Rama, pas mbledhjes me shtabin elektoral, u shpreh se ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Kuvendi do t’i votojë sërish pavarësisht nëse Presidenti Meta do t’i rikthej në Parlament.
“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor Meta bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi dhe ne do ta votojmë siç e kemi votuar” – tha Rama.
Gjithashtu Rama kishte një koment dhe për kryedemokratin Basha dhe planin e tij me 5 pika për rimëkëmbjen ekonomike.
“Nuk e kam idenë për asnjë plan me 5 pika (i referohet planit të Bashës)”, tha Rama.
Fraksion.com