AktualitetLife StyleTë fundit

“Kurrë s’e kam besuar virusin”, këngëtari shqiptar infektohet me COVID-19 dhe bën thirrje nga shtrati i spitalit

Covid-19 i ishte dukur “një lojë” këngëtarit shqiptar Valton Krasniqi, i cili ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Ai ka ndarë foto nga shtrati i spitalit teksa qëndronte i lidhur me aparaturat, ndërkohë që dha lajmin se është pozitiv.

Gjithashtu, këngëtari tregoi se nuk e kishte besuar virusin derisa e kishte provuar në lëkurën e tij.

Për më tepër, ai i ka bërë thirrje të gjithëve të bëjnë kujdes, pasi situata mund të të rrëshkasë shumë shpejt nga duart.

“Tani sa e mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë se kam besuar këtë virus. Keni kujdes ruani vetën familjen dhe shoqërinë e juaj. Zoti ju ndihmoftë”, shkruan Krasniqi krahas fotos së tij.

Kryeministri Edi Rama njoftoi masat e reja anti-COVID, të cilat e kanë bërë të detyrueshme maskën si në ambientet e brendshme edhe në ato të jashtmet.

Gjithashtu, ai kërkoi ndërgjegjësim nga qytetarët për të parandaluar një karantinë të dytë, drejt të cilës po shkojnë shumë vende.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com