AktualitetTë fundit

KPK shkarkon nga detyra Etleva Temo, gjyqtare e Apelit Korçë: Nuk justifikoi pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra, Etleva Temo, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për gjyqtaren pranë Gjykatës së Apelit Korçë, Etleva Temo

Trupa Gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Pamela Qirko, Olsi Komici pasi shqyrtoi provat dhe fakte vendosi sot shkarkimin e gjyqtares Etleva Temo nga detyra pasi nuk plotësoi kriterin e ligjshmërisë së pasurisë.

Etleva Temo, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Korçë u përball me KPK me 9 tetor për kriterin e ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, sot KPK vendosi shkarkimin e saj.

Etleva Temo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare në Gjykatën e Pogradecit. Në vitin 2014, Temo është promovuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Korçës.

 

Fraksion.com