Life StyleTë fundit

Elita Rudi hap arkivat dhe bën publike fotot e rralla të 10 viteve më parë

Dita e sotme e ka bërë Elita Rudin nostalgjike, duke i sjellë në mendje disa nga kujtimet më të hershme. Moderatorja e njohur ka hapur arkivat dhe ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj disa foto të një dekade më parë.

Ajo ka publikuar në Instagram imazhe që janë shkrepur gjatë vitit 2010 dhe duket se këto foto e kanë habitur jo pak Rudin.

Pavarësisht se ka kaluar shumë kohë, tek Elita nuk ka ndryshuar thuajse asgjë, përveç stilit në veshje dhe kjo është e kuptueshme. Një pjesë e fotove janë realizuar gjatë kohës që ajo punonte si gazetare dhe me vitet gjithçka duket po njësoj në portretin e saj.

Kujtojmë se lidhja me reperin Gjiko i dha Elitës akoma dhe më shumë famë, pasi gjatë asaj kohe ata ishin një nga dyshet më të diskutuara. Ata kanë treguar se janë njohur bashkë gjatë kohës që Elita punonte si gazetare dhe duhej të përgatiste një intervistë me reperin. Tashmë ata janë të martuar prej 2 vitesh dhe po ashtu janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

 

Fraksion.com