COVID-19: Ndërron jetë në Turqi drejtori i rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës
Është ndarë nga jeta në moshën 43-vjeçare drejtori i Përgjithshëm i Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj.
Prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga koronavirusi ishte nisur drejt Turqisë ku përgjatë tre javëve të fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli dot të mposhte virusin. Një javë më parë, edhe i ati i tij kishte humbur jetën.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Feti Fanaj, duke theksuar se ai ishte një ndër punëtorët që i dha kaq shumë Tiranës.
Postimi i Veliajt
Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël. Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!
Fraksion.com