Vetëizolohet Varhelyit, Komisioneri për Zgjerimin; Një anëtar i stafit pozitiv me koronavirus
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, me anë të një statusi në “Twitter” shprehet se një anëtar i stafit të tij ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.
Varhelyi shprehet se ai vetë ndihet mirë, nuk ka simpatoma dhe se do të vetë-izolohet.
“Jam informuar sot se një anëtar i ekipit tim ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit.
Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe ekipi im jemi vetë-izoluar në përputhje me udhëzimet e shëndetit publik. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative. Qëndroni të sigurt!”, shkruan Varhelyi.
Fraksion.com