AktualitetBota+Të fundit

Mbi 1000 migrantë nga Afrika zbarkojnë në Ishujt Kanare

Edhe pse ardhja përmes Atlantikut është më e rrezikshme se përmes Mesdheut mbi 1000 migrantë nga Afrika zbarkuan brenda 48 orësh në Ishujt Kanare.

Në ishujt Lanzarote, Fuerteventura, Gran Canaria dhe Tenerifa kanë zbarkuar sakësisht 1015 vetë, të cilin ishin rrugës me varka të vogla peshkimi dhe që i zbuluan rojet bregdetare. Ata vijnë nga vendet e Magrebit ose vende në jug të Saharasë.Shëndeti i tyre është në gjendje të mirë, vetëm disa vuanin nga hipotermi e lehtë, njoftoi Kryqi i Kuq. Të gjithë refugjatët u testuan për virusin Corona. Sipas Kryqit të Kuq nivele të tilla refugjatësh nga Afrika që zbarkojnë në Ishujt Kanare ka pasur së fundmi në vitin 2006.

Alternativë për Detin Mesdhe

Prej disa muajsh migrantët nga Afrika e përdorin më rrallë Detin Mesdhe si një rrugë për të depërtuar në BE për shkak të marrëveshjeve për kontrollin e kufijve që ka nënshkruar BE-ja me Libinë, Turqinë dhe Marokun. Sipas Ministrisë së Brendshme spanjolle midis janarit dhe fundit të shtatorit në Ishujt Kanare kanë zbarkuar më shumë se 6000 migrantë, një numër shumëfish më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ishujt Kanare gjenden rreth 100 kilometra larg brigjeve të Afrikës Perëndimore, pra relativisht afër kontinentit afrikan. Sidoqoftë Atlantiku është shumë i rrezikshëm për varkat e vogla që përdorin kryesisht vetëm motorë të jashtëm. Për numrin e atyre që kanë gjetur gjatë viteve vdekjen në përpjekje per të kaluar nga Afrika deri në ishujt Kanare nuk ka të dhëna, por sipas vlerësimeve ky numër duhet të jetë rreth një mijë.

Spanien Gran Canaria | Migranten Ankunft Festland (Europa Press/dpa/picture-alliance)

Flüchtlinge aus Maghreb in Andalusien (picture-alliance/dpa)

 

Fraksion.com