AktualitetBota+Të fundit

Dhjetëra protestues e gazetarë arrestohen në Minsk

Rreth 50 protestues janë arrestuar në kryeqytetin bjellorus, Minsk, pas përleshjeve me policinë.

Policia raportohet se ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë disa mijëra protestues më 11 tetor.

Asociacioni i Gazetarëve në Bjellorusi ka thënë se të paktën dhjetë gazetarë janë në mesin e të arrestuarve. Agjencia shtetërore e lajmeve ruse, TASS ka thënë se tre korrespondentë të saj janë arrestuar.

Bjellorusia po përballet me protesta masive që prej zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat po konsiderohen se janë manipuluar. Aleksandar Lukashenka ka shpallur veten fitues të këtyre zgjedhjeve.

Protestuesit opozitarë po kërkojnë që rezultati zgjedhor të anulohet dhe të mbahen zgjedhje të reja.

Disa shtete e kanë shpallur Syatlana Tsikhanouskaya fituese të zgjedhjeve. Tsikhanouskaya, liderja opozitare, menjëherë pas zgjedhje është larguar për në Lituani, pas kërcënimeve ndaj familjes së saj.

 

Fraksion.com