“Lulit jepi atë të “Hamzait'”; Rama vë në lojë Metën: Ilir mos e mërzit Elisën se s’ke kujt t’i dorëzosh dekoratën e Skënderbeut
Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta, duke theksuar se “Lulit i takon medalja e Hamzait, ndërsa Saliu ka hallall atë të Ballabanit”.
“Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir”, tha Rama.
Më herët në një reagim, Presidenti Ilir Meta u shpreh se “nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist”.
Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s'ke kujt tjetër t'ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir!
— Edi Rama (@ediramaal) October 9, 2020
Fraksion.com