Të tjera detaje për vrasjen e dy të rinjve në Malësi të Madhe. Si u ekzekutuan viktimat dhe “roli” i babait të autorit të dyshuar
Detaje të tjera dalin në dritë pas vrasjes së dyfishtë në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe.
Ka qenë babai i Danjel Pepajt, Rrok Pepaj ai që ka dërguar policinë pranë parcelave me kanabis. I riu
Ndërkohë, Klement Pepaj sipas News 24, është gjetur i vrarë me një plumb në ballë, ndërkohë që viktima e dytë, Vilson Çutaj ka disa plumba në brinjë dhe në barkë.
Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pasditen e 3 tetorit dhe autor dyshohet të jetë Danjel Pepaj, i zhdukur që prej asaj dite.
Të rinjtë me lidhje farefisnore midis tyre, mësohet të kenë pasur konflikte për vjedhjen e lëndës narkotike që e kishin mbjellë zonën malore.
Fraksion.com