“Takohet skutave me subjektet e OFL”; Meta i përgjigjet ashpër Ramës dhe tregon shqetësimet që ka
Presidenti Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të forta të këtij të fundit në seancën plenare, ku tha se Presidenti takohet skutave me subjektet e OFL.
Pas 30 vitesh del një i marrë, ose disa të marrë. O zotëri, në këtë vend ka një parim, që te zgjedhjet jemi të barabartë, edhe ti që je shumicë, edhe ne që jemi pakicë. Shumicë të përhershme kishim 50 vite. Unë nuk kam shqetësim se PD e LSI do humbasin në zgjedhje, por ka shqetësimin se nga Shqipëria po largohen shumë njerëz. I vetmi person me rekorde kriminale që mund ta kem takuar, për shkak të detyrës, është Edi Rama. Lëri përrallat që thotë ai. Unë jam President dhe ruhem.
Jam në Presidencë, jam te shtëpia ime, te Pallati i Brigadave, te rezidenca në Durrës dhe maksimumi te shtëpia në Lalëz. Rama gënjen pa hapur gojën, jo kur e hapën gojën. Ai ka ngritur murin e Rilindjes kundër integrimit evropian. Ai ka frikë dhe tmerr nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë dhe në radhë të parë nga socialistët, ndaj i mban listat e mbyllura. Ai ta thotë kur të dojë se kë kam takuar unë, sepse ai gënjen. Unë pyes qytetarët: Kush i futi trafikantët e drogës e prostitucionit në Parlament? Kush iu doli për zot atyre që kishin nga 3-4 emra?”, u shpreh Meta.
Fraksion.com