AktualitetBota+Të fundit

Shkarkohet kreu i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Armenisë, Argishti Kyaramyan

Kreu i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Armenisë, Argishti Kyaramyan, shkarkohet nga detyra me një dekret të firmosur nga presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian.

Sipas një dekreti të publikuar në faqen e Presidencës së Armenisë, shkarkimi i Kyaramyan nga detyra u vendos pas propozimit nga kryeministri Nikol Pashinyan.

Në dekret nuk ndahet informacion lidhur me arsyen e shkarkimit të Kyaramyan.

Shkarkimi i tij vjen në mes të luftimeve më vdekjeprurëse në më shumë se 25 vjet midis forcave etnike armene dhe azeriane mbi rajonin e Nago-Karabakut.

Si rezultat i operacioneve të suksesshme që ushtria e Azerbajxhanit ka ndërmarrë në Malësinë e Karabakut të pushtuar nga Armenia, janë çliruar shumë vendbanime nga pushtimi.

 

 

Fraksion.com