Mbyllen brenda naftëtarët e Ballshit; Do të vetëflijohemi
Në ditën e 11 të grevës së urisë, naftëtarët e Ballshit kanë ndërmarrë një tjetër vendim drastik. Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj vendosi bashkë me kolegët e tij që të mbyllin dyert e mjediseve ku po mbahet greva, pasi nuk ka asnjë reagim. Ai theksoi se duke nisur nga sot nuk do të pranojnë as shërbim shëndetësor, madje do të heqin dorë dhe nga uji.
“Do të mbyllim dyert e mjediseve ku bëhet greva. Nuk ka asnjë reagim. Jemi të renduar. Këtu nuk ka show. Nga ky komente, nuk do të pranojmë më as shërbim shëndetësor. As media. Do të fikin telefonat. Edhe ujin do ta ndërpresim. Do të kyçim dyert. Do të dalim që këtu me barela.”, tha Dautaj ndërsa më pas i vuri drynin derës së jashtme. Ndërkohë, një tjetër grevist pohoi se do të flijohen aty, ndërsa shtoi se për këtë zotohen dhe betohen para flamurit.
“Zotohemi e betohemi përpara flamurit. Do të flijohemi këtu. Për hir të fëmijëve tanë.”, tha ai për tarin e ‘BalkanWeb’. Një pjesë e naftëtarëve jashtë mbështesin grevistët. Ndonëse ambulanca mbërriti para mjediseve ku po zhvillohet greva e urisë, personeli mjekësor nuk janë lejuar që të futen brenda.
Fraksion.com