Frrok Çupi bën deklaratën e fortë në Open: Ilir Meta ka vrarë njerëz
Vazhdojnë debatet e shumta në Open në Top Channel teksa po flitet për përplasje Rama – Meta. Analisti Frrok Çupi bëri deklarata të forta duke thënë se Ilir Meta ka vrarë persona.
“Mua ma ka thënë vetë Ilir Meta do vras këtë e do vras atë. Sali Berisha, I cili shtë shumë serioz në këtë çështje, ku ka thënë se Meta ka varre në Malin e Dajtit”- tha Çupi.
Po ti thoje në Prokurori këto gjëra?- ndërhyri Fahri Balliu.
I them kur të dua unë, Fahri- iu përgjigj Çupi.
Më herët Çupi e akuzoi Metën si një person shumë të korruptuar. ‘Ilir Meta është personi më i korruptuar në botë pas kryeministrit të Malajzisë. Nuk ka njeri më të korruptuar në rruzullin tokësor sesa Ilir Meta. Edhe ndërkombëtarët e takojnë si një person që shkel Kushtetutën- tha Çupi.
Fraksion.com