Durrësi alarmohet sërish; MM: Tërmeti i mbrëmshëm u shoqërua me 42 pasgoditje
Janë rikthyer lëkundjet sizmike në vend. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në orën 00:13 të mëngjesit të sotëm është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter, në Gjirin e Lalzit.
Sipas ministrisë, ky tërmet është pasuar nga nga 42 pasgoditje, më e madhja me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter. Nuk raportohet për dëme materiale.
“Ne orën 00:13 eshte regjistruar nje termet me madhesi 4.0 ne det, perballe Gjirit te Lalzit. Eshte pasuar nga 42 pasgoditje, me e madhja 3.5. Nuk raportohen deme.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Të gjithë qytetarët e Durrës u alarmuan nga lëkundjet, por fatmirësisht nuk pati dëme materiale, apo persona të lënduar.
Fraksion.com