AktualitetTë fundit

Várhelyi: Anëtarët e organeve të Vetingut të famshëm dhe jashtë Shqipërisë, i mbajmë si standard

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Olivér Várhelyi deklaroi sot në Tiranë se Vetingu dhe vlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është kyç në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe të organizohet konferenca e parë ndërqeveritare dhe të angazhohemi më tej në negociatat e anëtarësimit.

“Unë shkova të vizitoja edhe anëtarët e organeve të Vetingut. Vetingu dhe vlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është kyç, në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe të organizohet konferenca e parë ndërqeveritare dhe të angazhohemi më tej në negociatat e anëtarësimit”, tha Komisioneri.

Duhet, vijoi fjalën ai, që këto organe të bëjnë punën e tyre.

“Po bëjnë një punë tejet të rëndësishme. Nuk besoj se ata e dinë sa të famshëm janë jashtë Tiranës, pasi ne e përdorim si standard për t’i krahasuar me të tjerët”, theksoi Várhelyi.

Ndërkohë shtoi Komisioneri, në Tiranë kishte folur edhe për kriteret e tjera duke përfshirë reformën zgjedhore.

“Ne na duhet reformë e besueshme, në bazë të së cilës të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Ky do të jetë testi dhe në fakt edhe kjo punë që do të bëhet për këtë gjë do të jetë edhe puna e testit për konferencën e parë ndërqeveritare, që besoj do të ndodhë sivjet”, deklaroi ai.

Lidhur me Gjykatën Kushtetuese, Komisioneri tha se na duhen gjyqtarët aty të bëjnë punën.

“E shikoj që ka ende sfida përpara, punë që duhet përforcuar, duhet të vazhdohet me luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Kohët e fundit po shikojmë një historik për ato operacione të rëndësishme e madhore të zbatimit të ligjit dhe të suksesshme edhe ndërkombëtare. Po ashtu këtë bilanc e shikojmë. E shikojmë që ka lëvizje edhe për Gjykatën Kushtetuese. Na duhen gjyqtarët aty të bëjnë punën. Na duhet Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Komisioneri.

 

Fraksion.com