AktualitetBota+Të fundit

Rusia ka “testuar me sukses” një raketë supersonike në ditëlindjen e Putinit

Ushtria ruse ka thënë se ka testuar me sukses raketën Tsirkon nga bregu verior i Rusisë, ngjarje të cilën presidenti rus, Vladimir Putin e ka konsideruar si “shumë të madhe” për këtë shtet.

Duke folur përmes një video-konference, Shefi i Përgjithshëm i stafit, Valery Gerasimov ka thënë se testimet janë kryer në Detin e Bardhë.

Gerasimov ka thënë se raketa supersonike ka fluturuar me shpejtësi tetë herë më të madhe sesa shpejtësia e zërit.

“Pajisja e Forcave tona të Armatosura -ushtrisë dhe marinës – me sistemet më të fundit të armëve, krejtësisht të pakrahasueshme, do të sigurojë kapacitetet tona mbrojtëse për një kohë të gjatë”, ka thënë Putin, që ka festuar ditëlindjen e tij të 68-të.

Putin ka folur vazhdimisht për armët e reja, sikurse Tsirkon, duke pretenduar se nuk janë të krahasueshme me asnjë armë tjetër në botë, dhe nuk mund të ndalen nga asnjë sistem.

Vitin e kaluar, lideri rus ka thënë se raketa Tsirkon do të mund të fluturojë më 9 mars si dhe është zotuar për forcim të prezencës ushtarake të Rusisë në Arktik.

 

Fraksion.com