AktualitetPolitikëTë fundit

Ngjela: PD dhe PS tentuan të bënin qeveri të përbashkët, u refuzuan nga SHBA

Avokati Spartak Ngjela ka nxjerrë disa prapaskena të forta të politikës shqiptare, ndërsa zbuloi se partitë kanë tentuar të bëjnë një qeveri të përbashkët rreth një muaj e gjysmë më parë. Siç duket, ky inskenim s’ka patur mbështetjen e ndërkombëtarëve, të cilët e kanë frenuar.

Në një intervistë në ‘ABC News’, Ngjela u shpreh se kjo nismë e tyre e cila kishte “moton” anti-reformë, është frenuar në sajë të ndërhyrjes së ndërkombëtarëve. Ai lëshoi më tej një tjetër deklaratë të fortë, teksa tha se listat e hapura i kërkon vetëm opozita parlamentare.

“Halli i përbashkët të bashkon se dy parti janë në konflikt me njëri-tjetrin për pushtetin. Por para një muaji e gjysmë donin të bënin qeveri të përbashkët, që ta bënin mirë grupin anti-reformë. Por nuk i la ajo. Atëherë Rama doli me kod tjetër. Opozita parlamentare kërkon lista të hapura, por nuk dalin këta me lista të hapura as njëra as tjetra”, tha Ngjela.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com