AktualitetPolitikëTë fundit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor; Várhelyi: Për aq kohë sa koalicionet paszgjedhore nuk ndalohen, s’ka problem

Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi deklaroi sot se “për aq kohë sa koalicionet paszgjedhore nuk parandalohen, pra nuk bëhen më të vështira, pra do të lejohen që të bëhen me anën e këtyre reformave, atëherë ne mund ta shikojmë atë ligj, atë që ishte le të themi projektligj, projektamendament me një mendje të hapur”.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediet me Kryeministrin Edi Rama, Komisioneri iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me reformën zgjedhore, duke theksuar se “nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione qoftë më parë, apo qoftë pas zgjedhjeve”.

“Për reformat e datës 5 qershor unë mendoj që ato ishin tejet të rëndësishme dhe shpresoj shumë që në bazë të asaj marrëveshje ne t’i kemi të gjitha partitë politike që të marrin pjesë në zgjedhje dhe kjo do jetë vërtetë një çështje kyçe dhe vendimtare dhe konfirmoj që do të takohem edhe me udhëheqësin e opozitës jashtëparlamentare pas këtij takimi”, deklaroi ai.

 

Fraksion.com