AktualitetPolitikëTë fundit

Gara brenda PD-së në Korçë: Humbet Klevis Balliu, nuk bëhet më deputet! Më i preferuari me vota Ervin Salianji

Anëtarësia e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës ka votuar ditën e sotme për kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet e 25 prillit.

Surpriza e parë e demokratëve vjen nga Pogradeci, ku është eleminuar deputeti Klevis Balliu.

Ish-deputeti i PD-së ishte edhe një emër mjaft aktiv në radhët e Partisë Demokratike gjatë kviteve të fundit, sidoemos për protestat te Astiri.

Mes të eleminuarve nga anëtarësia është edhe ish-kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, që nuk ia ka dalë të fitojë besimin e demokratëve të Pogradecit.

Në Pogradec pas mbylljes së votimit janë kualifikuar 8 kandidatë.

Mes tyre nuk janë Eduart Kapri dhe Klevis Balliu.

Kapri ka marrë 200 vota kundër nga anëtarësia, ndërsa Balliu 306.

Që një kandidat të skualifikohet, duhet të marrë 145 vota kundër.

Ndryshe nga ata, ish-deputeti Ervin Salianji është konfimuar nga anëtarësia e kësaj partie në Maliq, për kandidat për deputet.

Në Maliq u konfirmua lista e plotë e kandidatëve. Pjesëmarrja  në votime në rang qarku ishte me shumë se  60%.

Ervin Salianji mori 28 vota kundër.

Votimet u mbyllën në të gjitha degët e PD-së së Qarkut Korçë. Por nuk kanë shkuar normalisht në Devoll.

Në Devoll, raportohet se kryetari i PD-së Arben Miza është qëlluar me grusht nga mbështetës të ish kryebashkiakut të Devollit Bledion Nallbati.

I gjendur përpara kësaj situate, sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka bërë thirrje që demokratët të qetësohen dhe të mos krijojnë përplasje të tjera.

Konikti ka nisur pas akuzave që kreu i PD-së ka adresuar ndaj Nallbatit lidhur me blerjen e votave kundër dhe dëmtimin e procesit zgjedhor.

Devolli konsiderohet një nga bastionet kryesore të PD-së në juglindje të vendit dhe gara mes kandidatëve për deputet është konsideruar si mjaft e ethshme.

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër.

Dega Maliq: Alfred Gega, Elidjon Kollçinaku, Ervin Salianji, Magdalena Hoxha, Xhevdet Belishta

Dega Pogradec: Anila Hysenbegasi, Arjan Mançellari, Armant Zerka, Erald Kapri, Erlis Çela, Genti Çela, Oligert Muçllari, Selaudin Jakupllari.

Sakaq në Korçë është konfirmuar lista e plotë e kandidatëve për deputetë.

Adrian Maho, Andrea Mano, Dritan Shano, Gjergji Gjata, Gjergji Mero, Kiço Tane, Kristi Koçibelli, Landi gushi, Ledina Alolli, Mateo Balli, Metin Venxha, Nikollaq Doku, Sorina Koti, Suela Myrtollari.

 

Fraksion.com