AktualitetTë fundit

Zhdukja e 3 të rinjve në Malësinë e Madhe; Ardi Veliu niset me urgjencë drejt Shkodrës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është nisur me urgjencë në Shkodër.

Ai ka mbërritur në komisariatin e këtij qarku, për një mbledhje urgjente,  pas zhdukjes së tre të rinjve në Malësinë e Madhe.

Është raportuar më herët për zhdukjen misterioze të tre të rinjve më datë 3 tetor në Malësi të Madhe.

Tre kushërinjtë, Deniel dhe Klement Pepaj së bashku me Vilson Çutajn u zhdukën pasditen e datës 3 tetor. Dy ditë më pas, vëllai i Vilson Ccutajt i paraqit në polici duke shprehur shqetësim për zhdukjen e vëllait të tij.

Shkak për zhdukjen e të rinjve dyshohet të jetë bërë vjedhja e një sasi kanabisi në zonë. Policia e Shkodrës ka dyshime se sasia e kanabisit mund t’i jetë vjedhur 37 vjeçarit Vilson Çutaj.

Në sajë të të dhënave të siguruara në rrugë operative por edhe nga disa dëshmi të marra nga banorë të fshatit, policia ka indicie se Çutaj për të marrë sa më shumë informacion se kush ishte autor ka biseduar me Klement Pepajn.

Ky i fundit i ka pohuar 37 vjeçarit Çutaj se për sasinë e kanabis të vjedhur dyshonte se autor të ketë qenë kushëriri i tij, Daniel Pepaj. Për këtë arsye, pak ditë më parë Klement Pepaj e kishte nxjerrë Danielin në pritë duke e çuar në fshatin Bajzë, ku më pas ka shkuar edhe Vilson Çutaj.

Ata mendohet ta kenë dhunuar Daniel Pepajn në formë presioni për të mësuar se kush ishin autorët që kishin vjedhur kanabisin dhe më pas e kanë lënë të lirë.

Banorët i kanë thënë policisë se pasi është rrahur, dyshohet se Daniel Pepaj ka marrë armën dhe i ka vrarë dy të rinjtë e tjerë duke humbur më pas edhe gjurmët e tij.

 

Fraksion.com